Ballina Aktualitet “Autobusi mori superxhiro”, si u shmang tragjedia tek “Kthesa e Kamzës” (FOTO)

“Autobusi mori superxhiro”, si u shmang tragjedia tek “Kthesa e Kamzës” (FOTO)

Panik, kaos dhe një të plagosur ka shkaktuar aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz.

Sipas të dhënave të mbledhura nga vendi i ngjarjes, mësohet se urbani ishte i parkuar në stacion pas një tjetër autobusi.

Sapo urbani në radhë është larguar, shoferi ka ndezur motorin e autobusit por aty çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit.

Autobusi ka marrë superxhiro dhe shoferi për të shmangur një tragjedi e ka kthyer timonin nga trotuari duke u përplasur më murin e disa bizneseve që ndodheshin aty.

Një djalë i ri që ndodhej me të atin në trotuar ka mbetur i plagosur.

Por dëshmitarët thonë se nëse nuk do të kishte qenë për manovrimin e shoferit, aksidenti do kishte pasur pasoja fatale.