Ballina Aktualitet Autobusi përplaset me veturën në Elbasan, humb jetën i riu (Emri)

Autobusi përplaset me veturën në Elbasan, humb jetën i riu (Emri)

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50 të mbrëmjes së djeshme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë.

Një veturë është përplasur me një autobus me nxënës nga Tirana dhe për pasojë një i ri ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Mësohet se viktima është 25-vjeçari Gentian Pepa, ndërsa i plagosuri Elton Poci 30 vjeç nga Polisi i Librazhdit. 30-vjecari është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.

Njoftimi i policisë
Më datë 17.11.2018, rreth orës 20:30, në aksin rrugorë Elbasan- Librazhd , në fshatin Mirakë, është përplasur autobuzi me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës, me mjetin tip “Hondaj” , me targa AA352 CK.

Si pasojë e aksidentit pasagjeri i mjetit Hoda shtetasi E.P është aksidentuar, ndërsa drejtusi i mjetit shtetasi G.P. 25 vjeç, banues në Librazhd, rrugës për në Spitalin e Elbasanit, ka humbur jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet pêr zbardhjen e shkakut të aksidentit.