Ballina Aktualitet Autorë të 100 vjedhjeve, merr fund banda e hajdutëve shqiptarë në Itali

Autorë të 100 vjedhjeve, merr fund banda e hajdutëve shqiptarë në Itali

Bie në prangat e policisë italiane, banda e hajdutëve shqiptarë, autorë të 100 vjedhjeve.

Sipas policisë, banda e hajdutëve vepronte në krahinat e Riminit, Ankonës, Pesaro-Urbino Modena.

Mësohet se mes mallrave të vjedhur, më shumë se një kilogram janë sende ari.

Operacioni i policisë nisi pak ditë më parë, duke marrë kështu shkak edhe nga numri i vjedhjeve kohët e fundit.

Pas hetimeve të vazhdueshme, u bë e mundur që policia italiane të binte në gjurmët e bandës dhe arrestimit të pjesëtarëve, ku 4 prej të cilëve rezultuan shqiptarë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook