Ballina Kronike Banorët e Astirit sërish në protestë, Basha iu del në krah: Të...

Banorët e Astirit sërish në protestë, Basha iu del në krah: Të anulohet projekti!

Banorët e Astirit kanë vijuar edhe gjatë ditës sotme protestën e tyre kundër projektit për “Unazën e Madhe”.

Ata kanë bllokuar sërish rrugën, teksa kanë bërë thirrje për lirimin e të arrestuarve.

I pranishëm në protestë ka qenë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i bëri thirrje qeverisë për anullimin e projektit.

Ndër të tjera Basha tha se kompanitë e përfshira në projektin e “Unazës së Madhe”, janë të implikuara në skema korruptive.

Po ashtu, të pranishëm kanë qenë edhe disa deputetë të opozitës.

“Deri më sot siç e keni bërë dhe ju të ditur tre fakte kanë dalë në dritë, korrupsion në prokurim, korrupsion në hartimin e projektit dhe korrupsion me mënyrën si është vepruar me pronën e qyetarëve, banorët. Kemi të bëjmë menjë aferë të madhe korruptive. Ditë pas dite si mediat dhe opozita kanë bërë të ditura këtë. Këtu po vidhen mijëra euro. Janë paratë e qytetarëve që po vidhen. Ne jemi dhe do të jemi në krah të qytetarëve. Zgjidhja është anulimi i këtij projekti dhe dërgimi para drejtësisë i atyre që kanë shkelur ligjin. Nuk do ti lëmë vetëm qytetarët. Bashkia e Tiranës nga një anë është kthyer në lavatrice të pastrimit të parave të pista me leje ndërtimi dhe nga tjetër me shembull kampion i korrupsionit e me taksa të larta”, tha Basha.