Ballina Aktualitet Banorja e Astirit bën deklaratën e fortë: Nuk i hodhëm ne shashkat,...

Banorja e Astirit bën deklaratën e fortë: Nuk i hodhëm ne shashkat, në protestë kishte të infiltruar që synonin…

Përplasja mes banorëve të Astirit dhe policisë ka shkaktuar disa persona të plagosur, ku mes tyre 6 efektivë të “bluve”, si dhe disa protestues.

Nga të dhënat më të fundit mësohet se dy prej banoreve të Astirit ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, për shkak se kanë mbetur të lënduara në protestë.

Sipas banores, Marsela Lekli, shashkat që janë hedhur nuk kanë qenë të tyret, por të personave që kanë qenë të inflirtuar në protestë dhe synonin provokimin e tyre.

Ajo ka thënë për mediat se njëra prej banoreve ka dëmtuar rëndë shtyllën kurrizore pas goditjes që ka marrë me shkop gome nga ana e policisë.

“Njëra prej zonjave ka dëmtuar rëndë shtyllën kurrizore, ndërsa zonja tjetër është në gjendje të rënduar, është duke marrë serume. Ne kemi qenë shumë pranë me njëra-tjetrën dhe forcat e policisë janë hedhur mbi to. 

Njëra prej tyre është goditur nga pas me një shkop gome nga ana e policisë.Kapsollat janë hedhur nga persona të tjerë që kanë qenë në protestë, si të infiltruar, mund të bëjmë dot ne identifikimin e tyre pasi kanë qenë shumë persona në protestë. 

Erdhën punonjës të shumtë të policisë edhe në spitalin ushatarak, po iu bënin dhe video policëve që u sollën në spital, ndërkohë që askush nuk u interesua për zonjat që janë plagosur rëndë. Policët ecnin me këmbët e veta, dhe nuk ishin të lënduar rëndë”, u shpreh Lekli.