Ballina Kronike Bebet në rrezik! Thellohet skandali, 83 vende të prekura nga qumështi i...

Bebet në rrezik! Thellohet skandali, 83 vende të prekura nga qumështi i infektuar Lactalis

Në 83 vende të botës, është përhapur rreziku nga qumësht Lactalis i infektuar me salmonellë dhe ky skandal sa vjen e po thellohet.

Më shumë se 20 milionë kuti të qumështit të pluhurzuar të foshnjave u shpërndanë nëpër vende të ndryshme. Ky skandal ka prekur 83 vende të ndryshme të botës.

Shitja e qumështit Lactalis, u ndalua nga frika e përhapjes së sëmundjes së salmonellës. Fillimisht ishte Franca ajo që në fund të 2017-ës, urdhëroi ndalimin e shitjes së qumështit për foshnja.

Lactalis, është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në botë, dhe arsyeja e ndalimit ishte për shkak të baktereve të Salmonellës që përçohej nga po ky qumësht. Shefi ekzekutiv i firmës së këtij qumështi, Emmanuel Besnier, ka konfirmuar shkallën e rrezikut.

Paditë janë paraqitur nga shumë prindër të cilët thonë se fëmijët e tyre u sëmurën pas pirjes së këtij qumështi.

Salmonella mund të shkaktojë diarre të rënda, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidrim të rëndë. Mund të jetë edhe vdekjeprurëse veçanërisht tek fëmijët e vegjël. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




“Ma vrau ai plehra para syve, e kapi dhe…”, zbardhet dëshmia rrënqethëse e motrës së Arielës

Kastriot Myftaraj: Kush është oligarku me 5 yje qeveritare, çfarë fshihet pas tij (Emri)

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë (Emrat)

Vrasja e Arielës, sociologu shpërthen ndaj gazetarëve: Derdimenë! Nuk të lini as të vdesësh rehat!

“Si u mashtruan paturpësisht banorët e Verrisë për inceneratorin e plehrave nga Edi Rama”

Historia e dashurisë që në gjimnaz për Arielën, familja e Aldisonit thotë se…

Ngjela i përmend me emra: Ja kush janë të korruptuarit e antishqiptarët që nuk punojnë, por fshehin…

“Arielën e dashuronte që i vogël, por…” shoku i ngushtë tregon ndenjat dhe mëritë e Aldisonit

Forumi Ekonomik Botëror jep alarmin: Pabarazia dhe varfëria në Shqipëri janë rritur në 5 vitet e fundit

U shemb përtokë me 5 plumba, zbardhet telefonata e fundit e Arielës

Artikulli paraprakDo e falnit?! Këto janë 3 gjërat që ndryshojnë në një çift pas tradhëtisë!
Artikulli tjetërVeliaj: 2018-ta ndryshe për Tiranën, do të kapim rekord në mbjelljen e pemëve