Ballina Aktualitet Bënte kërdinë duke vjedhur, arrestohet i tmerrshmi i Librazhdit (Emri)

Bënte kërdinë duke vjedhur, arrestohet i tmerrshmi i Librazhdit (Emri)

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga në Lbrazhd. Hajduti serial dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se Lavdim Alliu, 21 vjeç, banues në fshatin Gradishtë të Lushnjës, akuzohet për disa vjedhje në Librazhd.

Mësohet se banorët kishin vendosur kamera survejimi në banesat e tyre, për të identifikuar grabitësin dhe falë pamjeve të siguruara u arrit edhe ndalimi i tij.

Vjedhjet:

Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe disa vjedhje të tjera dhe konkretisht:
•Në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases Xh.D., 40 vjeçe, ku ka marrë një telefon celular
•Në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka vjedhur në banesën shtetases Rr.Q., 56 vjeçe, ku i kanë marrë një shumë rreth 22.500 lekësh.
•Po në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka tentuar për të vjedhur në banesën e shtetasit F. M., 41 vjeç.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i ka kryer ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vjedhje”, të parashikuar nga nenin 134/1 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook