Ballina Kronike Bënte namin në Vlorë duke vjedhur portofola, bie në prangat e policisë...

Bënte namin në Vlorë duke vjedhur portofola, bie në prangat e policisë 43-vjeçari nga Tirana

Një 43-vjeçar nga Tirana ka përfunduar në pranga pas një sërë vjedhje portofolash në qytetin e Vlorës.

Policia ka arrestuar shtetasin Roland.B., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë të dokumentuara janë 8 raste vjeshjesh nga shtetasi Ronald B.

Bëhet me dije se 43-vjeçari kishte precendentë të mëparshme penale, po për vjedhje.

Policia ka dërguar materialet hetimore Prokurorisë Vlorë, për veprën penale, “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar ”Portofoli”.

Arrestohet 43 vjeçari nga Tirana, autor i disa vjedhje portofolash në Vlorë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë finalizuar operacionin e koduar ”Portofoli”, në të cilin kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të një seri vjedhje portofolash të ndodhura në qytetin e Vlorës.

U arrestua shtetasi:

Roland.B., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është autor i vjedhjeve të mëposhtme:

Më datë 30.07.2018, ka vjedhur portofolin e shtetases E.Q.

Më datë 26.06.2018, në ambientet e ambulancës i ka vjedhur portofolin shtetasit F.Sh.

Më datë 09.10.2017, në lagjen ”Osman Haxhiu”, ka vjedhur portofolin e shtetases G.D.

Më datë 02.10.2017, në lagjen ”Isa Boletini”, ka vjedhur një portofol të shtetasit A.N., dhe një tjetër të shtetasit M.B.

Më datë 15.08.2017, në lagjen Hajro Çakërri, ka vjedhur portofolin e shtetases M.B.

Më datë 31.07.2017, në urbanin e linjës Skelë-Vlorë ka vjedhur portofolin e shtetasit L.M.

Më datë 20.06.2017, në ambientet e ZVRPP Vlorë, ka vjedhur portofolin e shretasit B.Ç.

Më datë 30.05.2017, tek zyrat e ZVRPP, Vlorë ka vjedhur portofolin e shtetases B.B.

Shtetasi Roland.B., është shtetas me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Del vendimi i gjykatës, zbuloni arsyen pse nuk iu sekuestrua Haki Çakos kompjuteri

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook