Ballina Aktualitet “Benz-i” përplaset “kokë më kokë” me “BMW” në Tropojë, humb jetën vëllai...

“Benz-i” përplaset “kokë më kokë” me “BMW” në Tropojë, humb jetën vëllai i zyrtarit të lartë, plagosen dy të tjerë (Emrat)

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Bajram Curri-Fierzë.

Mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin N.M., banues në Bajram-Curri është përplasur kokë më kokë me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.Dushaj, banues në fshatin Dushaj.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen Man Dushaj, 64 vjeç, banues në fshatin Dushaj, pasagjer, vëllai i kryebashkiakut të Tropojës, Besnik Dushaj.

Ndërkohë  janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi F.Dushaj, rreth 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç pasagjer.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit ‘BMW’ N.Madani, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook