Ballina Aktualitet Berisha publikon videon: Shikoni si e kërcënon policia qytetarin që të mos...

Berisha publikon videon: Shikoni si e kërcënon policia qytetarin që të mos filmojë (Video)

Ish-kryeministri Berisha njihet për rastet e denoncimit që ai paraqet dhe rastet që i vijnë nga personat që ai i quan qytetari dixhital. Këtë herë atij i ka rënë në dorë një video ku shihet një punonjës policie që kërcënon qytetarin që po e filmonte.

Tek pamja më poshtë polici po plotëson një gjobë ndaj tij por duket se ky po e kundërshton. Në video dëgjohet zëri i qytetarit i cili i thotë policit se se ai e ka ndaluar për kalim me semafor të kuq por përveç tij ka kaluar edhe dikush tjetër i cili është lënë i lirë. Polici i kërkon disa herë qytetarit të mos e filmojë pasi përbën vepër penale.

Statusi i Sali Berishës: 
Polici kercenon qytetarin: Fillmimi eshte veper penale ndaj mos filmo!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Doktor. Kjo eshte video qe eshte bere tek hyrja e Komuna e Parisit ku Polici kercenon me ndjekje penale PSE filmon”.