Ballina Aktualitet Bie nga kati i 9-të i pallatit, humb jetën gruaja në Tiranë

Bie nga kati i 9-të i pallatit, humb jetën gruaja në Tiranë

Foto ilustruese

Një grua e moshuar ka humbur jetën tragjikisht pak pas mesnate në kryeqytet.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se rreth orës 01:06 të së shtunës, një 85-vjeçare nga rënë nga kati i 9-të i pallatit.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë
Më datë 23.06.2018, rreth orës 01:06, në rrugën e “Dibrës” ka rënë aksidentalisht nga kati i 9-të i pallatit shtetasia N. R., 85 vjeçe, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Po punohet për sqarimin e rrethanave.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook