Ballina Aktualitet Burg për shqiptarin në Zvicër, përdhunoi të dashurën minorene të të birit

Burg për shqiptarin në Zvicër, përdhunoi të dashurën minorene të të birit

Një shqiptar është dënuar nga gjykata zvicerane me 6 vite burg pasi akuzohet se përdhunoi të dashurën e mitur të djalit të tij.

52-vjeçari nga Kosova e ka përdhunuar vajzën që kur ajo ishte 16 vjeç e megjithatë dënimi dhe arrestimi i tij ka ardhur vetëm 8 vite më vonë,

Vajza zvicerane ishte lidhur me njërin nga djemtë e agresorit dhe kishte shkuar në shtëpinë e këtij të fundit kur ishte ende adoleshente.

Mirëpo babai i të dashurit i ka shkuar në dhomë dhe e ka përdhunuar në formë anale, shkruajnë mediat zvicerane.

Ndonëse u përpoq të mbrohej nga kjo babëzi e shqiptarit, minorenia nuk ia doli dot. Por shqiptari nuk u mjaftua me kaq pasi disa javë më vonë i shkoi përsëri vajzës me dy burra të tjerë dhe e hodhën përsëri në shtrat.

Në këtë kohë dy shokët e babait e dhunojnë zviceranen, ndërsa ai vetë masturbon.

Zvicerania qëndroi edhe katër vite të tjera e lidhur me djalin e kosovarit, deri sa ajo vetë vendosi në fund të sqaronte gjithë historinë e dhimbshme te autoritetet e drejtësisë.

LEXO EDHE:  VIDEO/ I mbyllin lokalin e basteve, shqiptarit i "ikën truri", merr çekiçin dhe...

Ndërpreu kontaktet me ish-të dashurin dhe paditi shqiptarin dhunues. 52-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka mohuar të jetë fajtor për përdhunimin e vajzës dhe e ka quajtur gjithçka të sajuar.

“Në eksperiencën time si Gjykatës, vetëm rrallë herë kam parë krime të tilla brutale. Një intrigë e tillë, mes njerëzve që as nuk e njohin njëri-tjetrin, do të ishte absolutisht e pamundur”, deklaroi gjykatësi që e dënoi.

Edhe gruaja e tij dhe djali kanë mbështetur vajzën ndonëse kanë ndërprerë kontaktet me të.

As gjykata e Lartë e Zyrihut nuk i besoi deklaratës së të pandehurit dhe vërtetoi dënimin e Gjykatës Rajonale me gjashtë vjet burg dhe 20 mijë franga dëmshpërblim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook