Ballina Kronike Burreli në shenjestër , grabiten zyrat e gjendjes civile. (FOTO)

Burreli në shenjestër , grabiten zyrat e gjendjes civile. (FOTO)

Disa persona të maskuar dhe ende të paidentifikuar thuhet se kanë hyrë me forcë në zyrat e gjendjes civile të Burrelit.

Mësohet se ata kanë thyer xhamat e dritareve , kanë hequr hekurat dhe si përfundim kan grabitur dhe janë larguar me gjithë paratë që ndodheshin në arkë. Punonjësit kanë mbetur të shokuar nga gjithë kjo dhe policia nuk jep asnjë detaj. Pritet një konfirmim zyrëtar i policisë së shtetit në lidhje megjithë tmerrin në zyrat e gjendjes civile Burrel.