Ballina Kronike Burri vret ish-gruan dhe vajzën 9-vjeçare, kush janë dy viktimat

Burri vret ish-gruan dhe vajzën 9-vjeçare, kush janë dy viktimat

Dy personat që shifni në foto janë 40 vjeçarja nga Tropoja, Valbona Marku Nrecaj dhe vajza e saj 9-vjeçe që u vranë mizorisht mbrëmjen e djeshme nga ish-bashkëshorti i saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Brekoc të Komunës së Brekoc .

Mbrëmja e 7 korrikut ishte e kobshme për familjen Marku të Gjakovës. Atë natë atyre iu vra e bija Valbona, dhe vajza e saj 9 vjeçare nga ish burri i saj, Pjetër Nrecaj.

Valbona, nga Tropoja, ishte zhvendosur në Gjakovë pas lufte.

Mësohet se shkak i ndarjes së çiftit ishte bërë dhuna që Pjetri ushtronte nga Valbonës, ndërsa ajo një ditë kishte vendosur të largohej në shtëpinë e familjes së saj.

Në korridorin e po kësaj shtëpie, Kryefamiljari Pjetër Nrecaj dyshohet se me kallashnikov ka vrarë gruan dhe vajzën e tij.

Valbonës kishte kohë që i vinin kërcënime nga ish burri. Madje, për këtë rast ishte njoftuar edhe Policia dhe kishte hapur rast, por që nuk kishin arritur të parandaloin vrasjen.

Autori i krimit u arrestua nga policia. Raporohet se autori i krimit ishte i fiksuar pas armëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook