Ballina Kronike Çfarë po ndodh? Një ditë pas shpërthimit, FNSH rrethon banesën e Xhisiela...

Çfarë po ndodh? Një ditë pas shpërthimit, FNSH rrethon banesën e Xhisiela Malokut (VIDEO)


Një ditë pas  planit të masave për marrjen në mbrojtje të Xhisiela Malokut, efektivë të FNSH janë vënë në ruajtje të banesës së familjes së saj.

Mëngjesin e sotëm janë parë efektivë dhe një furgon i FNSH-së, të cilët qëndrojnë  pranë shtëpisë së Xhisiela Malokut në fshatin Larushk.

Plani i masave për mbrojtjen e Xhisiela Malokut dhe familjes së saj u mor ditën e djeshme edhe pas vendosjes së tritol në në banesën e gjyshit, ku ajo jetonte.

Xhisiela Maloku deklaroi më herët se donte mbështetjen e Policisë për ta mbrojtur nga opozita.

Për vendosjen e tritolit ajo akuzoi opozitën dhe tha se ndihet e kërcënuar nga PD.

Xhisiela Maloku: Vendosja e tritolit është mëse e qartë. Që do të thotë është bërë nga PD dhe nga opozita për të sulmuar drejtpërdrejt. Të vërtetën e di vetëm unë. Nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja. Deri dje “hipotezat” ishin  që unë isha e kërcënuar nga fisi Rraja, tashmë nuk janë. Edhe telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë i një kushëriri të Rexhepit, Ramazan Rraja, ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar. Më pas unë kam njoftuar policinë.

Pyetje: Pse mendoni se e bën opozita këtë?

Xhisiela Maloku: Sepse unë dola e thashë të vërtetën si ishte, ata luajtën një lojë politike dhe dolën bllof. Unë jam Xhisiela dhe të vëretën e di vetëm unë, nuk mundet dikush të hedhë hipoteza.