Ballina Kronike Çfarë do të ndodhë në Lushnjë? Ky është paralajmërimi i frikshëm i...

Çfarë do të ndodhë në Lushnjë? Ky është paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës (Video)

Ngjarja që tronditi qytetin e Lushnjës pasditen e 11 tetorit, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosen dy të tjerë është vetëm fillimi i një masakre që do të ketë pasoja të rënda.

Lajmi u konfirmua nga gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Opinion”.

Gazetari investigativ theksoi se kjo situatë do të vazhdojë me arsyen se asnjë nga personat e vrarë nuk ishin pjesë e objektivit të atentatit.

“Për fat të keq është vetëm fillimi i një masakre. Në Lushnjë sapo kanë filluar. Autorët e kësaj ngjarje nuk kanë pasur asnjë qëlluar objektiv të rëndësishëm. Si ka mundësi që Orges Bilbili është dënuar me 11 vjet burg dhe ishte i lirë?

Laert Haxhiu është kapur para dy vitesh duke trafikuar një sasi heroine. Kur e kapi policia tha që isha sepse mendova se ishin ata të Aldo Bares dhe ika.

Janë gjetur tre kallashnikov në makinë. Kemi tre autorë me kallashnikov. Ky është vetëm fillimi i një masakre të vërtetë që sapo nis në Lushnje. Unë po mendohem që të bëj apel”, tha Hoxha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook