Ballina Aktualitet Cilësohej “Peshku i Madh i Jugut”, arrestohet biznesmeni i njohur vlonjat (Emri)

Cilësohej “Peshku i Madh i Jugut”, arrestohet biznesmeni i njohur vlonjat (Emri)

Një biznesmen i njohur në Vlorë ka rënë në prangat e policisë. Siç njofton policia, bëhet fjalë për shtetasin, 54 vjeç Pëllumb Petritaj i cilësuar edhe si ‘peshku i madh i jugut’.

Mësohet se 54 vjeçari akuzohet për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Hetimet zbulojnë se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e një toke në zonën e “Zvërnecin”.

Njoftimi i Policisë
Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit: Pëllumb Petritaj, 54 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas dyshohet të jetë autorë i kryerjes së veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit.

Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Foto ilustruese