Ballina Aktualitet “Çmenden” dy vëllezërit në Durrës, dhunojnë dhe i shkatërrojnë zyrën ekspertit

“Çmenden” dy vëllezërit në Durrës, dhunojnë dhe i shkatërrojnë zyrën ekspertit

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy vëllezër, pasi një ditë më parë kanë kanosur dhe dhunuar me grushte një ekspert për vlerësimin e pasurisë.

Ngjarja ka ndodhur në zyrën e ekspertit me inicialet L.Zh. 68 vjeç në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit L.Xh. 34 vjeç dhe M.Xh. 27 vjeç.

Sipas policise, dy vëllezërit pasi kanë dhunuar 68-vjeçarin i kanë shkatërruar edhe zyrën e punës. Policia e Durrësit sqaron se konflikti mes palëve ka lindur për motive pronësie.

Policia po punon për kapjen e dy vëllezërve, të akuzuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.