Ballina Aktualitet “Çmenden” të rinjtë në Pogradec, “shkatërrojnë” komisariatin e policisë

“Çmenden” të rinjtë në Pogradec, “shkatërrojnë” komisariatin e policisë

Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pogradec, ku dy të rinj në efektin e alkoolit, kanë ngritur në këmbë gjithë qytetin pasditen e djeshme.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasit, S.C dhe B.S përkatësisht 33 dhe 27 vjeç janë konfliktuar me disa të rinj të tjerë në lagjen 5 të qytetit, duke u përleshur me karrige e sende të forta.

Banorët aty afër kanë lajmëruar policinë dhe me të ardhur kjo e fundit shkaktarët e dehur të sherrit janë arrestuar.

Por aventura e tyre nuk mbaroi këtu pasi gjatë gjithë kohës ata kanë kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë.

Me të mbërritur në rajon, kur pija nuk u kishte dalë ende, të rinjtë kanë dëmtuar pajisjet e zyrës ku po merreshin në pyetje.

Ata do të gjykohen për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, kryer në bashkëpunim, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’ parashikuar nga nenet 236/2, 150 dhe 274 të Kodit Penal”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook