Ballina Kronike “Çmendet” 20-vjeçari lezhjan, merr automatikun dhe qëllon me breshëri në ajër. Terrorizohen...

“Çmendet” 20-vjeçari lezhjan, merr automatikun dhe qëllon me breshëri në ajër. Terrorizohen banorët

 

Një 20-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga policia e Lezhës pasi ka qëlluar me breshëri automatiku ditën e djeshme duke terrorizuar banorët e Gjadrit në Lezhë.

Bëhet fjalë për shtetasin Erjon Nikolli, banues në fshatin Zojs, Gjadër, Lezhë. Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e të riut lezhjan.

Ndërkohë që nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik AK-47, ndërsa në venngjarje janë gjetur 6 gëzhoja.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 07.09.2017, nga Seksioni për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • Erjon Nikolli, 20 vjeç ,banues në fshatin Zojs, Gjader në Lezhë.

Ky shtetas, në fshat, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Në cilësinë e proves materiale , u sekuestruan 6 gëzhoja në vendngjarje si dhe arma e zjarrit automatik AK-47.

Veprat penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.”