Ballina Aktualitet Çmendet 48-vjeçari, i fiksuar keq pas një vajze nga Tirana e rreh...

Çmendet 48-vjeçari, i fiksuar keq pas një vajze nga Tirana e rreh dhe i merr telefonin

Një 48-vjeçar pasi ka përndjekur pas disa muajsh shtetasen 38-vjeçare, e ka rrahur dhe i ka vjedhur telefonin.

Nuk dihet se çfarë informacionesh sekrete gjenden në atë telefon që kanë shtyrë 48-vjeçarin të bënte një akt të tillë.

Policia ka shpallur shtetasin me iniciale A.D në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.D, vjeç 48, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, ka ushtruar dhunë fizike dhe i ka vjedhur celularin shtetases A.H, vjeç 36, banuese në Tiranë, të cilën e përndjek prej disa muajsh. Nenet 90, 134 e 121/a të Kodit Penal. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook