Ballina Aktualitet “Çmendet” pronarja e lokalit në Tiranë, godet me grusht…

“Çmendet” pronarja e lokalit në Tiranë, godet me grusht…

Pronarja e një lokali në Tiranë është kallëzuar në polici nga një grua, e cila pretendon se është qëlluar prej saj me grusht.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Skënder Kosturi” në Tiranë, në një lokal lojërash fëmijësh që klientja kishte frekuentuar.

Ajo tha për policinë se pronarja e lokalit, të cilën nuk e njeh, e ka goditur me grusht, ndërkohë që nuk dihen arsyet.

Njoftimi i Policisë
Më datë 18.03.2018, shtetasja M.T, vjeç 28, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Skënder Kosturi”, në një lokal lojërash fëmijësh, është goditur me grusht, nga pronarja e lokalit të cilën nuk e njeh. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook