Ballina Aktualitet Çudira shqiptare! I vendoset tritol shtyllës së tensionit të lartë në Kalimash

Çudira shqiptare! I vendoset tritol shtyllës së tensionit të lartë në Kalimash

Një shtyllë e tensionit të lartë në Kalimash të Kukësit është dëmtuar për shkak të një shpërthimi që dyshohet se është i qëllimshëm. 

“Më 23.09.2018, ora 23:20, në Kalimash, në vendin e quajtur ‘Boka e Kalimashit’, në një shtyllë elektrike të tensionit 10,000 kë, që furnizon me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit “IMI”, njoftoi policia.

“Dyshohet se kanë vendosur lëndë eksplozive, për pasojë është dëmtuar shtylla”, bën me dije policia.

Ende nuk ka asnjë person të shoqëruar për këtë ngjarje, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.