Ballina Aktualitet Debati i ashpër me Berishën, Artan Hoxha zbulon se ç’ndodhi më pas...

Debati i ashpër me Berishën, Artan Hoxha zbulon se ç’ndodhi më pas me familjen e tij

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar se çfarë ka ndodhur me familjen e tij pas debatit të ashpër me ish-kryeministrin Berisha, që ndodhi disa ditë më parë në një studio televizive.

Hoxha u shpreh se pas debatit të nxehtë, ku ai lëshoi akuza të forta ndaj Berishës, e largoi familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin nga Tirana, pasi i trembej asaj që mund të ndodhte më pas.

Gjithashtu tha se nëna e tij, që jeton në Çorovodë kishte përfunduar në spital.

“Pas debatit që pata me Berishën e largova familjen nga Tirana. Ndërkohë më marrin nga qyteti i lindjes në tel nga Çorovoda, prindërit i kam atje dhe nëna kishte përfunduar në spital pas përplasjes. Babi im që i ka kaluar të 70-tat më merrte në telefon dhe më thoshte bëj kujdes. Motra po ashtu, edhe vëllai që kam emigrant jashtë”, rrëfeu Hoxha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook