Ballina Aktualitet Degjeneron sherri mes dy personave në Mirditë, 29-vjeçari merr automatikun dhe…

Degjeneron sherri mes dy personave në Mirditë, 29-vjeçari merr automatikun dhe…

 

Një konflikt me armë ka ndodhur mes dy personave në Rrëshen. 

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se uniformat blu kanë ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

“Blutë” kanë vënë në pranga shtetasin Gjovalin Ndoji, 29-vjeç, banues në Simon të Kaçinarit.

Policia e Mirditës pas informacionit të marrë për një konflikt me armë midis dy shtetasve, ka organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Gj.N, 29 vjeç, banues në Simon,Kaçinar – Mirditë.

Shtetasi Gj.N për motive banale është konfliktuar me shtetasin A.Ç., 38 vjeç, banues në Simon, Kaçinar-Mirditë duke e goditur me qytën e automatikut në kokë dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër për ta kërcënuar.

Shtetasi A.Ç., ka pësuar dëmtime të lehta i cili po merr ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit pa probleme për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi, do t’i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278, 89 dhe 84/1 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook