Ballina Kronike I del “bllof” plani, dy trafikantët i vënë zjarrin gomones (FOTO)

I del “bllof” plani, dy trafikantët i vënë zjarrin gomones (FOTO)

SHPËRNDAJE

Një gomone me 50 kilogramë kanabis sativa është djegur dhe është braktisur në plazhin e Velipojës.

Gomonia është pikasur në orët e mbrëmjes të së shtunës. Kanë qenë shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Lezhë që kanë konstatuar një mjet lundrues që lëvizte në afërsi të bregut të detit.

Më pas shërbimet e Policisë Kufitare përgjatë vijës bregdetare, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, fshati Rrjoll, Velipojë, kanë gjetur gomen duke u djegur.

Burime policore bëjnë me dije se rreth 100 metra pranë bregut të detit ku po digjej gomonia u konstatua një sasi prej 50 kg kanabis sativa.

Mjeti rezultoi një gomone rreth 6 metra e gjatë. Fillimisht shërbimet e Policisë Kufitare fikën flakët që kishin përfshirë gomonen. Gjithashtu në breg të detit, afër gomones u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një bidon plastik me rreth 10 litra benzol, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Ende nuk dihet se cilët janë autorët që po tentonin të bënin trafik ndërkombëtar dhe që dyshohet se kishin si destinacion Italinë, ndërkohë që policia po kryen veprime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Kërkesa e Holandës për vizat, reagon Nishani: Alarm për të gjithë! Të pastrohet Parlamenti nga kriminelët

FOTO/ Pushimet luksoze të zëdhënëses së PD larg Shqipërisë

VIDEO/ Reperi i njohur çmend fansat në Jalë, shihni si e hapi koncertin në Folie Marine (Ekskluzive)

“Në Shqipëri vrasje, therje, krim dhe drogë, timonieri lëpin tepsinë!”, Berisha ironizon kryeministrin Rama

Rama ftesë qytetarëve që të bëhen pjesë e zyrës së re të bashkëqeverisjes: Edhe 1 javë kohë për të aplikuar

FOTO/ Makina superluksoze që po “çmend” Dhërmiun kushton gjysëm milion euro. Kush është biznesmeni që e ka?

Luana e shfaq veten si më e kërkuara, por komenti i të dashurit është ai që spikat më shumë

Radhën e ka Italia, pas sulmeve terroriste në Spanjë dhe Finlandë kërcënohet edhe vendi fqinj nga ISIS

Bllokohen 600 kg drogë në ujërat italiane, përfundojnë në pranga dy skafistët shqiptarë

Del ana e keqe e Maqedonisë, korçarët tregojnë kërcënimet: Do e shikosh çfarë do të të ndodhë pasi të kthehesh

Artikulli paraprakBeyonce dhe Jay Z sërish prindër, këtë herë me binjakë
Artikulli tjetërItali/ Aksidentohet familja shqiptare, 4 të plagosur, 2 fëmijët në gjendje të rëndë