Ballina Aktualitet Del lista, ja kush janë gazetarët, politikanët dhe VIP-at shqiptar, që kanë...

Del lista, ja kush janë gazetarët, politikanët dhe VIP-at shqiptar, që kanë marrë miliona euro nga Greqia (Emrat)

Që ditën kur në media u publikua lajmi për financimet greke të portaleve shqiptare, nisën të qarkullojnë jo zyrtarisht edhe emrat e gazetarëve të ashtuquajtur “të blerë”.

Ishin mediat greke ato që fillimisht publikuan emrat e mediave që kishin përfituar nga kjo aferë. Ndërkohë po mediat fqinje kanë nxjerrë të tjera detaje nga ky skandal.

Një milion euro mësohet të jetë dëmi që ministria e Jashtme greke ka shkatuar pas kontrollit të kryer.

Këto çeqe janë firmosur nga Niko Kotzias tashmë i dorëhequr . Ndërkohë është publikuar edhe lista me gazetarët shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë të njohur të cilët shërbenin për interesat e diregjuar nga ish ministrit Kotzias.

Lista:

  • Qamil Lirza, petagog në universitet ka përfituar gjithsej 63.000 Euro.
  • Olta Gixhari, aktore 12.000 Euro
  • Shpëtim Idrizi, kryetar i partisë Kryesore Çame në Shqipëri 340.000 Euro
  • Dashamir Tahiri, ish deputet i partisë së çamëve ka përfituar 25.000 Euro.
  • Eni Vasili, gazetare Tv, ka përfituar 20.000 Euro.
  • Mustafa Nano, gazetar Tv ka përfituar 30.000 Euro.

Artur Zheji, Kosta Braka, Henri Çili, Artan Hoxha , Alfred Çako, Mentor Nazarko, Ardit Gjebrea, Ervin  Salianji, Mentor Nazarko, Noizy, Rudina Magjistari, Erion Veliaj, Anila Basha, Sonila Meço, dhe shumë të tjerë përbëjnë pjesën tjetër të parave prej 1 milion Euro të shpërndara dhe shpërdoruar me urdhër të ish ministrit Kotzias.

Gazetarët e këtij lajmi E.Tofinou dhe H.Jakopoulos të gazetës “Eleftheri Ora” kanë hulumtuar se përse e ka bërë Kotzias një gjë të tillë dhe për këtë arsye kanë intervistuar politologun Grek Nikiforos Diamanduros dhe ai është shprehur se: “Nuk është hera e parë që një shtet paguan para të shpërndara në këtë mënyrë, e kanë bërë parardhësit e Kotzias, e kane bëre shtete të tjera do e bëjnë përsëri, është një lojë  e shërbimeve të huaja që e bëjne vazhdimisht në shtete rivale ose mike por Kotziaz ” u kap ” prandaj përbën lajm. /Pamfleti

LEXO EDHE:  "Rama heq mbathjet dhe i fal Greqisë 'zemrën' e gazit dhe naftës së Mesdheut"