Ballina Kronike Delvinë/ Sekuestrohen mbi 50 kg kanabis, shpallen dy persona në kërkim

Delvinë/ Sekuestrohen mbi 50 kg kanabis, shpallen dy persona në kërkim

Blutë e Delvinës kanë sekuestruar mbi 50 kg kanabis.

Në vijim të masave për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, dhe nëpërmjet informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka kryer një kontroll në një vend të njohur si Siqill, ku kanë gjetur sasinë e drogës të fshehur brenda 4 bidonëve plastikë.

 

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur janë shpallur në kërkim dy persona me inicialet M.H dhe R.H, përkatësisht 24 dhe 29 vjeç