Ballina Aktualitet Dënohet shqiptari nga gjykata londineze. Kapet në flagrancë me kokainë

Dënohet shqiptari nga gjykata londineze. Kapet në flagrancë me kokainë

Gjykata në Londër dënoi shqiptarin Ervis Zylfi 24 vjeç me 7 vite e 6 muaj burg pasi u kap në flagrancë me kokainë. Bashkë me të është gjykuar me 10 vite burg dhe anglezi Andrew Knox 46 vjeç, bashkëpuntori i tij. 

Ata janë shpallur fajtorë për trafik droge. Dy të dënuarit u kapën në flagrancë në zonën Enfield në veri të Londrës, më 3 korrik 2018, teksa po ndodhte shkëmbimi i kokainës.  

Policia britanike sekuestroi 38 kilogram kokainë dhe tre telefona celularë me vlerën e 3 milion stërlinash. Bashkë me materialin , shqiptarit ju gjetën dhe 35.000 sterlina cash.