Ballina Kronike Denoncimi/ Nga njohja në FB, deri te prostitucioni në Spanjë

Denoncimi/ Nga njohja në FB, deri te prostitucioni në Spanjë

SHPËRNDAJE

Njohjet nëpër rrjetet sociale, nuk kanë gjithmon një fund të lumtur. Një  21­ vjeçare nga Fieri është njohur në rrjetet sociale me një të ri nga Elbasani vendqëndrimi i të cilit ishte Spanja. 

35 vjeçari nga Elbasani u ka kthyer në vendin tonë dhe pas takimit me vajzën nga Fieri ai i ka propozuar për martesë, pas martesës i riu me inicialet P.M ka arritur të bind familjen e vajzës dhe e ka marr atë që të jetonin në Barcelonë.Pasi e ka marrë “gruan” e tij me vete ai e ka detyruar që ajo të prostituojë për 1 vit, derisa ajo arriti të largohej dhe të kthehej në Fier.

 

Sipas informacioneve që jepen nga policia, dy ditë më parë 21 ­vjeçarja ka denoncuar rastin duke rrëfyer gjithçka i kishte ndodhur.Ajo ka shpjeguar gjithçka që ka ndodhur me detaje që nga njohja nëpër rrjetet sociale e deri tek shfrytzimi për prostitucion.

Ndërkoh Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim personin e akuzuar P.M 35 vjeç.

Deklarata e Policisë

Më datë 13.06.2017, në policinë e Fierit, shtetasja E.F., 21 vjeçe, banuese në Fier, ka bërë kallëzim se P.M., nëpërmjet mashtrimit për martesë, e ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Barcelonës në Spanjë për një periudhë njëvjeçare nga muaji prill i vitit 2016 deri në muajin mars të vitit 2017”, bëri të ditur dje Policia e Fierit. Sipas Policisë, vajza është paraqitur për të kryer kallëzimin bashkë me familjarët e saj. Ajo ka qenë mjaft e tronditur psikologjikisht gjatë dëshmisë së dhënë, teksa ka rrëfyer torturat dhe shfrytëzimin e “bashkëshortit” të saj. Siç ka treguar e dëmtuara, fillimisht ata kanë qëndruar në një banesë për një periudhë dyjavore dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Pas dy javësh, ai e ka çuar në një bar dhe pasi kanë pirë, i ka propozuar punë. Vajza nuk ka qenë dakord dhe i ka kërkuar ta kthejë në Shqipëri, por ai e ka mbajtur nën dhunë e presion. Ai e ka kërcënuar se do t’i zhdukë familjen nëse nuk bindej, duke e shfrytëzuar në këtë mënyrë për një periudhë njëvjeçare.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Përçahet PD-ja”, kritiku i Bashës sulmon Jemin Gjanën: Ki respekt të paktën për veten, mos e poshtëroni më shumë…

Degjeneron mbledhja e Kryesisë së PD, Jemin Gjana tenton të rrahë kritiken e Bashës

Çmendet moti/ Fillojnë reshjet e para të dëborës, ja qyteti ku janë zbardhur malet

Operacioni i Policisë në Elbasan, reagon Berisha: Çako i drogës arrestoi 27 endacakë, por me Bandën e Ramës…

Albi Nako qan live në studio për Klaudia Pepën, ajo i dërgoi një videomesazh

Sekuestrohen prona dhe llogari bankare në Tiranë, policia jep detajet: Ja kujt i përkasin

Fotoja e Ramës me Trump, shpërthen Spartak Ngjela: O pafille, shqiptarët s’janë indianë

MAKABRE/ Si u gjetën me këmbë dhe duar jashtë varrit dy vëllezërit nga Devolli?

Sulmi me blind ndaj Policisë, Haki Çako flet për “barrikadën e krimit”: Autori është identifikuar

DETAJET/ Superaksioni i Policisë në Elbasan, arrestohen 27 “të fortë”. Bllokohen prona e mjete superluksoze

Artikulli paraprakLoja me vdekjen në “Ujvarën e Niagarës”, planifikon të varet me dhëmbë poshtë helikopterit
Artikulli tjetërLedina Mandija: Kujdes Vangjush, ke lidhur kontrata pune gjatë periudhës zgjedhore