Ballina Kronike Denoncimi/ Punonjësi i SHISH zbulon punën e dyfishtë të tre policëve, çfarë...

Denoncimi/ Punonjësi i SHISH zbulon punën e dyfishtë të tre policëve, çfarë kanë bërë me 100 kg drogë (Emrat)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme në faqen e tij në Facebook ka publikuar mesazhin e njuë punonjësi të SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror).

Sipas tij, një grup punonjësish të policisë kriminale janë përfshirë në korrupsion dhe shpërndarje droge.

Në mesazh thuhet se këto persona janë Ylli Dardha, Mond Gera dhe Arbër Duli.

Po sipas tij dy ditë më parë këta punonjës policie ishin në zonën e Postribës ku bënin rojë për të kaluar një sasi drogë deri në 100 kg nga Dukagjini.

Postimi i Sali Berishës:

Ne boten e krimit ne Shkoder narkopolicia, pushteti socialist dhe krimi jane nje!

Oficeri dixhital i SHISH denoncon

Lexoni mesazhin e tij. sb

Mirdita Dr Berisha. Un qe jam duke te shkruar jam nje punonjes i sherbimit informativ Shkodër. Po marr shkas te te shkruaj per nje skandal qe ka ndodhur me policine kriminale Shkodër. Kemi disa kohe qe informojm drejtorin e policise Shkodër per nje grup punonjesish policie kriminale te cilet jan te perfshir ne korrupsion dhe te shperndarje droge ata jan Ylli Dardha, Mond Gera si dhe Arber Duli.

Nga informacionet qe morem 2 dit para ne darke qe keto punonjes policie ishin ne zonen e Postribes ku po beshin rojen e rruges dhe sigurimin e rruges ku do kalonte nje sasi 100 kg nga Dukagjini kryesori I grupit polici Mond Gera qe ja kishte marr persiper ish kryetarit te komunes Martin Cubi qe te ulej droga e pa prekur nga policia. Ne si institucion ligj zbatues pasi kontaktuam me drejtorin e policise Shkodër u moren masa krejt korrekte nga policia pasi u kapen ne flagranc keto 3 polic te fshehur ne disa shkurre ne vendin ku do kaloj kjo sasi droge.Tani qe po te shkruaj kan kaluar 2 dit edhe asnje mase dhe asgje poblike sesht bere pasi keto polic kan mbeshtetjen e ish kryekumunarit socialist Martin Cubi ku nga informacionet ate nat qe jan kapur keto polic. ka telefonuar depuetetin Luan Harusha qe mos te behet publike si rast per keto polic . Jan disa informacione qe kemi dhen dhe asnje mas nuk esht marrur pasi per keto punonjes policie kemi dergu te dhena se jan pjes mbeshtetse e disa grupeve kriminale ne Shkodër ku marrin rrog mujore nga vrasesit ne Shkoder. Respektet e mia doktor….

LEXO EDHE:  “Narkoflota ajrore fillon punën", për çfarë e ka fjalën ish-kryeministri