Ballina Kronike Deputeti demokrat dënoncon shkeljen e marrëveshjes nga Rama, të ndërhyjë KQZ-ja

Deputeti demokrat dënoncon shkeljen e marrëveshjes nga Rama, të ndërhyjë KQZ-ja

SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka dënoncuar një rast në Elbasan ku sipas tij, dega e PS-së ka shkelur një pikë të marrëveshjes, e cila përcaktonte një fushatë pa banderola, flamuj apo banera.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të KQZ.

Ai deklaron se PS-ja i trembet humbjes në qarkun e Elbasanit.

“DENONCIM
Një nga pikat e marrëveshjes përcaktonte qartë një fushatë pa banera, pa banderola apo flamuj.
Pra, pa shpenzime marramendëse me burime të padeklaruara.
Cdo simbol partiak duhet te vendoset në jo më pak se 5 m nga zyrat elektorale.
Por ja se çfarë ndodh në Elbasan brenda e në dalje të tij!!!!!
PS nuk e respekton këtë pikë të kodifikuar dhe në kodin zgjedhor.
Sa më e madhe frika në PS aq më i madh është baneri!!!!
Mgjt KQZ duhet të ndërhyjë urgjentisht”

 

Comments

comments