Ballina Aktualitet Deputeti i PDIU reagon për herë të parë pas aksidentit: Ju uroj...

Deputeti i PDIU reagon për herë të parë pas aksidentit: Ju uroj shqiptarëve gëzuar Kurban Bajramin! Unë kam flijuar… (FOTO)

Deputeti i PDIU, i cili vetëm para pak javësh u përfshi në një aksident automobilistik ka reaguar për herë të parë. Aqif Rakipi pasi doli “i pafajshëm” nga aksidenti nëpërmjetë një postimi në rrjetet sociale ka uruar shqiptarët për festën e Kurban Bajramit.

Rakipi thekson se me rastin e kësaj feste ai ka bërë kurban 50 deshë që të flijoheshin për Zotin ndërsa mishin e tyre ua ka ndarë familjeve në nevojë.

Postimi i Rakipit :

“Me rastin e festes te Kurban Bajramit deshiroj tju uroj te gjitheve gezuar mbaresi dhe miresi per ju dhe per familjet tuaja. Sot sikurse ne te gjithe Kurban Bajramet e tjere familja jone kreu ritin e prejes te kurbanit. 50 deshe ishin te destinuar qe te flijoheshin per Zotin ne kete dite te bekuar dhe mishin e tyre i ndame familjeve me ne nevoje te qytetit tone. Duke shpresuar se kemi kenaqur sado pak keto shtresa ne nevojë dhe kemi kthyer buzeqeshjen e te pervuajtureve te lagjes ne te cilen jam rritur ju uroj edhe njehere nga zemra Gezuar Kurban Bajramin qofte i begate per te gjithe. Me respekt Aqif Rakipi.”, shkruan deputeti.

LEXO EDHE:  Flet edhe vetë deputeti Rakipi pas aksidentit: Keqardhje për jetën e humbur. U përpoqa të manovroj por...