Ballina Kronike Dëshmitarët e plagosjes së katërfishtë në Labrakë rrëfejnë minutat e tmerrit: Xhamat...

Dëshmitarët e plagosjes së katërfishtë në Labrakë rrëfejnë minutat e tmerrit: Xhamat e lokalit ishin thyer, një makinë…

Dëshmitarët e plagosjes së katërfishtë të ndodhur pasditen e djeshme në një lokal në Laprakë tregojnë minutat e tmerrit që përjetuan kur u gjenden mes breshërisë së plumbave.

Ata thanë se degjuan shumë të shtëna dhe menduan se ishin fishekzjarrë. Të pranishmit në vendnjarje i konsiderojnë me fat personat e plagosur, pasi mund të ishin vrarë të gjithë brenda në lokal.

Një tjetër person që banon aty afër, thotë se si pasojë e të shtëna ishin thyer të gjithë xhamat e lokalit, ndërsa shton se: “Edhe një makinë aty para ishte bërë shoshë me plumba”.

“Unë isha në oborrin e shtëpisë kur ndodhi ngjarja. Por banoj shumë afër lokalit. Aty pi kafe çdo ditë, mund të isha edhe unë sonte brenda. Kam dëgjuar shumë të shtëna, që në fillim mendova se ishin fishekzjarrë. Pastaj dola jashtë dhe pashë që xhamat e lokalit ishin thyer dhe njerëzit brenda po kërkonin ndihmë. Dera kryesore e lokalit, që është prej xhami, ishte thyer e gjitha.

Edhe një makinë aty para ishte bërë shoshë me plumba. I zoti i lokalit ishte zënë dje (të enjten) me disa djem të tjerë nga Puka. Edhe ai është nga Puka. Ata sot erdhën për ta vrarë, por plagosën edhe njerëzit që ishin brenda e s’kishin lidhje me ngjarjen”, tha mbrëmë një dëshmitar. /panorama

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook