Ballina Aktualitet DETAJE/ “Breshëri plumbash në drejtim të 14-vjeçares që dashuronte”, zbulohet lidhja e...

DETAJE/ “Breshëri plumbash në drejtim të 14-vjeçares që dashuronte”, zbulohet lidhja e gjakut mes të rinjve

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Babunjë të Divjakës, ku një 22-vjeçar tentoi të vriste me breshëri plumbash vajzën 14-vjeçare që donte.

Mësohet se 22-vjeçari, Barjam Krasniqi, me origjinë nga Kosova, ishte i lidhur me minorenen që e qëlloi me breshëri plumbash, por që fatmirësisht vajza shpëtoi pa marrë lëndime.

Mes dy të rinjve është zbuluar një lidhje gjaku dhe se rezultonin kushërinj të dytë me njëri-tjetrin.

22-vjeçari e ngacmonte prej kohësh bashkëfshataren e tij që e kishte dhe kushërirë, dhe bashkë komunikonin, por nuk dihet nëse kjo e fundit e dashuronte djalin.

Prinderit e vajzës, duke nuhatur këtë gjë, vendosën që ta fejonin 14-vjeçaren. Kjo gjë duket se e ka tërbuar nga inati djalin, i cili i ka thënë vajzës tekstualisht: “Ti je vetëm e imja, s’ke për tu fejuar me askënd tjetër”.

“Jam e fejuar me dikë tjetër tani, mos mu afro më”, kështu i ishte shprehur një ditë 14-vjeçarja kushëririt të saj. Por Krasniqi në inat e sipër, pas këtij reagimi, ka siguruar një armë zjarri automatik pa leje, ndërsa ka vendosur të “hakmerrej” ndaj vajzës që dashuronte.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




FOTO/ Shfaqet në publik Adriatik Llalla, kapet “mat” në kafe duke biseduar me….

“Kush mban përgjegjësi për mospërmbushjen e standardeve të sigurisë në shkolla?”

U shtrua me urgjencë në spital, kjo është gjendja shëndetësore e Tinka Kurtit

Grabitje me maska në Fier, ja shuma që u mor nga pika e këmbimit valutor

Familjarët e Klemend Balilit padisin policinë, gjykata pezullon urdhrin e Haki Çakos

Kryemadhi mesazh për të rinjtë: Dilni protestoni për Shqipërinë që ëndërroni, mos lejoni kërcënimet e Ramës…

Donald Lu ka një mesazh të fortë për klasën politike: Jepini fund …

Raporti/ Cilat janë degët më të kërkuara nga studentët?

Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital, mjekohej prej kohësh nga….

Acari “pushton” Shqipërinë, sinoptikantët bëjnë me dije se…

Artikulli paraprakShkodër/ Bie nga ballkoni, humb jetën 86-vjeçarja
Artikulli tjetërDobësohet monedha e gjelbër, dollari amerikan ‘prek fundin’