Ballina Aktualitet DETAJE/ I mori makinën të atit, kush është adoleshenti shqiptar që vdiq...

DETAJE/ I mori makinën të atit, kush është adoleshenti shqiptar që vdiq tragjikisht në Greqi (FOTO)

Zbulohet identiteti i të miturit që humbi jetën në aksidentin me pasojë vde.kjen e 3 të miturve në Greqi.

Bëhet fjalë për 15-vjeçarin, Enriko Buzani. Aksidenti ndodhi gjatë ditës së sotme në qytetin Kyparissia.

Mësohet se i mituri shqiptar kishte marrë mënyrë të fshehtë automjetin e babait për të dalë xhiro me dy shokët e tij, një bullgar dhe një grek, të cilët gjithashtu humbën jetën.

Tre adoleshentët ishin lojtarë të klubit të futbollit ‘Kyparissia’ dhe konsideroheshin si talente.

Ata u përplasën me një furgon në aksin kombëtar Pirgo-Methoni, pranë Terpsitheas, jashtë Kysparissia-s.

Greku, Niko Trialona dhe bullgar, Kristo Mertai humbën jetën në vend, ndërsa shqiptari ndërroi jetë në spital.

Gjithashtu si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i furgonit.

Familja e shqiptarit jetonte prej vitesh në Greqi.