Ballina Aktualitet DETAJE/ Qëlloi 19-vjeçaren që donte e më pas veten, kush është i...

DETAJE/ Qëlloi 19-vjeçaren që donte e më pas veten, kush është i riu që kreu krimin e rëndë dhe viktima (Emrat+Foto)

Tirana është tronditur mëngjesin e sotëm nga një ngjarje tepër e rëndë, ku një i ri qëlloi për vdekje me armë zjarri një vajzë 19-vjeçare, të cilën e dashuronte.

Në kushte të rënduara psikologjike, 31-vjeçari, Xhaferr Mata qëlloi më pas veten me një plumb në kokë. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku raportohet marrë një plumb në kokë, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në reanimacion.

Autori është nga Kalimashi, por jetonte në Tiranë.

Mësohet se viktima është 19-vjeçarja, Xhuljana Çuni, e cila ishte me origjinë nga Vinjolli i Matit, por jetonte në Tiranë.

Ajo ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërsa dyshoihet se mes tyre kishte lidhje intime.

Informacion paraprak
Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugën “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook