Ballina Aktualitet DETAJE/ Versioni zyrtar i Policisë: Ja ç’ndodhi sot në Mat (Emrat e...

DETAJE/ Versioni zyrtar i Policisë: Ja ç’ndodhi sot në Mat (Emrat e viktimave dhe autorit)

Fillimisht u raportua për dy viktima, por Policia ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes.

Sipas policisë ka vetem një viktime dhe tre të plagosur.

I vdekur ka mbetur Mentor Hoxha punonjës i bashkisë. Dy të plagsur janë Xen Aliaj dhe Astrit Hani.

Ndërkohë autori i dyshuar është Kujtim Koxha 54 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Shëlli dhe sipas informacioneve paraprake viktimat janë punonjës të bashkisë së Matit.

Mësohet se punonjësit e bashkisë ishin angazhuar për hapjen e një rruge në fshatin Shëlli dhe dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti.

Nuk dihen ende shumë detaje lidhur me identitetin e personave që janë përfshirë në konflikt. Paraprakisht thuhet se viktimat e të shtënave janë punonjës të Bashkisë në Mat,

Punonjësit ishin duke punuar, pasi mbaruan u ulën në lokal dhe kishin qenë duke ngrënë drekë, dhe autori hyri në lokal, i qëlloi.

Në zonë ka pasur një konflikt mes dy lagjeve, për një rrugë, dhe punonjësit e bashkisë ndodheshin aty për të zgjidhur problematikën.

Blutë e Matit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.