Ballina Kronike DETAJE/ Zbulohet plani i “të fortit” që shkaktoi panik në Elbasan, policia...

DETAJE/ Zbulohet plani i “të fortit” që shkaktoi panik në Elbasan, policia sekuestron pamjet filmike

“DuaLajm.com” mëson detaje të reja nga ngjarja e ndodhur sot në Elbasan ku drejtuesi i një BMW-je ka qëlluar me armë në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të “Urës së Bakallit” duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Drejtuesi i automjetit në fjalë ka qëlluar me armë pak para orës 09:00 të mëngjesit të sotëm. Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit ai që i ka vënë zjarrin mjetit.

“DuaLajm.com” mëson se mjeti përdorte targa false dhe se ka dyshime se ky personi në fjalë ka pasur si qëllim të ekzekutojë dikë. Policia bën me dije se nuk ka gjetur gëzhoja në vendgjarje, edhe pse janë dëgjuar të shtëna.

Blutë e Elbasanit kanë sekuetruar sakaq pamjet filmike të kryqezimit të rrugëve ku është qëlluar me armë nga “BMW” dhe janë vënë në gjurmët e personit që ka qëlluar me armë, raporton “DuaLajm.com”.

Zjarrëfikësja e cila ka mbërritur në kohë ka bërë të mundur evitimin e djegies së menjëhershme të mjetit që mund t’i shërbejë policisë për mbledhjen e provave për zbardhjen e plotë të ngjarjes.