Ballina Kronike DETAJET/ Kishte 4 muaj në arrati, arrestohet i “forti i Shijakut. ...

DETAJET/ Kishte 4 muaj në arrati, arrestohet i “forti i Shijakut. Ja ku e kishte fshehur kokainën

 

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me arrestimin e 34-vjeçarit nga Shijaku, Emiljan Gjepali, që u ndalua dje në Durrës pas 4 muajsh arrati për posedim droge dhe armësh.

Policia raportoi se më 16 qershor 2017 Gjepalit iu sekuestruan drogë, municione luftarake dhe armë.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Durrësit mësohet se Gjepali kishte fshehur 150 gramë kokainë në shtëpinë e të vëllait.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të operacionit të koduar ”Streha” finalizuar me sukses më datë 16.06.2017,  ku u sekuestruan kokainë, municione luftarake dhe armë, më datë 09.10.2017 është ndaluar shtetasi Emiljan Gjepali 34 vjeç, banues në Shijak,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Specialistët për Narkotikët kanë dokumentuar me prova ligjore përfshirjen e Gjepalit në veprimtaritë kriminale për të cilat akuzohet.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook