Ballina Kronike Detajet rrëqethëse të vrasjes në Bllok, viktima u ekzekutua me plumb në...

Detajet rrëqethëse të vrasjes në Bllok, viktima u ekzekutua me plumb në gojë. Komando qëlloi si “Terminator”

Gazetari Kastriot Myftaraj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News tha mbrëmë se komandoja, Marvjol Bilo duhet të ishte arrestuar pas ngjarjes që ndodhi në zonën e ish-Bllokut mbrëmjen e 4 tetorit. Ai shtoi se është e pazakontë që një komando të qëllojë me armë në një zonë të populluar si terminator.

MyftarajSot duhet të ishte në burg komandanti i forcave Komando. Sot duhet të ishte në burg tërë hierarkia e Forcave Speciale. Të gjithë e bëjnë këtë punën e badigardëve informalë. Ti mbrohesh si oficer i shtetit. Ai ka hyrë qëllimisht. Si të shkosh komando dhe të hysh në lokal si terminator, 10 shënjestra. A e di ti që Ervis Martini ka të drejtë të hedhë në gjyq tërë shtetin. Por të të bëjë shteti dhuratë një terminator dhe i këput njerëzit, i stërvitur nga shteti dhe partnerët tanë. Shteti nuk mban nën kontroll forcat më të specializuara që ka. Këtë punë e bën RENEA. Nuk kemi parë komando të qëllojnë në Bllok. Si mundet ai oficer komando të qëllojë 10 herë. Kina çfarë bëri? Futi në burg shefin e Interpolit. Shteti duhet t’i kontrollojë.

Dervishi: Ai ka qëlluar si bandit aty jo si komando!

Ndërsa gazetari Trashgim Sokolaj tregoi mënyrën se si ndodhi përplasja me armë në zonën e ish-Bllokut.

Sokolaj: Komandoja shërbente si trupojë i këngëtares së Elvana Gjatës. Ai i tregoi aftësitë e veta. Viktima ka një plumb në gjoks dhe një plumb në gojë.

Zheji: Qenka ekzekutim fare!

SokolajI plagosuri tjetër, Eljon Hato ka 8 plumba dhe i plagosuri tjetër Ervis Martinaj është i plagosur në qafë. Sipas ekspertizës, janë qitje të një pistolete tip “glock” me numër serie të fshirë që mbahej nga komandoja i ushtrisë. Pistoleta është gjetur në vendngjarje.