Ballina Kronike Detajet/ Si ndodhi sherri në lokalin e natës në Sarandë, të plagosurit...

Detajet/ Si ndodhi sherri në lokalin e natës në Sarandë, të plagosurit u qëlluan në Bulevard (EMRAT)

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Sarandë, ku si pasojë e një përplasje me armë, u plagosën 3 persona.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se një javë më parë në të njëjtin lokal ku ndodhi ngjarja, dy persona të paidentifikuar plagosën me mjete të forta bashkëpronarin tjetër të biznesit, shtetasin D.M., 30-vjeç.

Ndërkohë që ngjarja e sotme ndodhi në një lokal nate, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00, në Bulevardin kryesor të qytetit bregdetar ku mësohet se dy personat që janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar janë: Anton Shyti, 37-vjeç dhe Besi Xhafaj, 26-vjeç.

Ndërsa bashkëpronari i lokalit, Fisnik Musa, 35-vjeç, ndodhet i shtruar në spitalin e Sarandës.

Policia ka rrethuar vendin ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që dyshohet se sherri ka nisur në lokal dhe plagosja ka ndodhur në Bulevard.

Gjithashtu uniformat blu po kontrollojnë rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit, ndërsa është ngritur dhe një postbllok i FNSH në Qafë-Gjashtë.