Ballina Aktualitet DETAJET/ Vrasja e ish-efektivit të policisë në Shkodër, çfarë kanë zbuluar kamerat...

DETAJET/ Vrasja e ish-efektivit të policisë në Shkodër, çfarë kanë zbuluar kamerat e sigurisë

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin dhe dinamikën e ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë ish-efektivi i Policisë, Boran Bërçana, dhe partnerja e tij, Silvana Ndoci.

Ngjarja që ndodhi në lagjen “Naim Gjylbegu” ose e njohur si “Rruga e Gjanë”, është fiksuar në kamerën e një subjekti në orën 01:15. Dyshohet se çifti ka qenë në plazh ditën e diel dhe pasi janë dëfryer deri pas mesnate në lokalet e zonës, po ktheheshin në banesë bashkë me fëmijën e tyre 2 vjeç.

Ky i fundit ka qëndruar plot 5 orë brenda mjetit ku gjendeshin të vrarë prindërit e tij, derisa krimi u zbulua rreth orës 06:40, pikërisht nga të qarat e tij. Policia tashmë ka nisur hetimin, duke mos përjashtuar asnjë pistë të mundshme, që nga larja e hesapeve, konfliktet e mundshme për shkak të detyrës që ka pasur në Policinë e Shtetit e deri te veprimtaria e tij e para pak muajve në Spanjë.

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, nga pamjet e kamerave, autori e ka pritur çiftin poshtë pallatit ku ata jetonin me qira prej rreth 8 muajsh. Autori rezulton se ka vepruar i vetëm dhe nuk përjashtohet dyshimi se ai ka qenë vrasës me pagesë. Ai ishte maskuar vetëm me një kapele, të cilën e mbante poshtë fytyrës, duke e vështirësuar identifikimin e tij për shkak edhe të errësirës.

Ai është afruar sapo çifti ka parkuar makinën dhe duke përfituar edhe nga xhamat e hapur të saj, ka futur dorën brenda duke i qëlluar me 23 plumba nga një distancë që nuk iu linte asnjë mundësi shpëtimi. Fëmija ka qenë në gjumë në momentin e krimit të dyfishtë në sediljen e pasme.

Dyshohet se arma ka qenë e pajisur me silenciator. Gjithsesi, ekspertët e Policisë bënë të ditur se arma me të cilën është kryer krimi, tip “MP5”, nuk realizon krisma të forta.

LEXO EDHE:  Çmenden të huajt, turisti me kapele meksikane 'lë nam' në Durrës (Foto)

Pas ngjarjes, autori është larguar me makinën, e cila u gjet më pas e djegur. Sipas burimeve, makina që u gjet e djegur rezultoi se ishte e vjedhur. “Benz”-i është vjedhur në Tiranë, ndërsa disa pjesë të makinës janë marrë në vende të ndryshme duke ia montuar.

Pamjet filmike të sekuestruara në të gjitha subjektet e mundshme janë dërguar në Tiranë për një ekspertizë më të specializuar, me qëllim që të mund të shquhen sadopak edhe elementë të autorit, që do të ndihmonin në identifikimin e tij.

Përpara se Boran Bërçana të jepte dorëheqjen, në muajin prill, ai ishte transferuar nga Shkodra si inspektor rendi në Fushë-Arrëz. Por, më pas, ai nuk iu nënshtrua procedurave të vetingut dhe u largua me vullnetin e tij nga radhët e Policisë.

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, pas dorëheqjes së dhënë, 30- vjeçari Bërçana është larguar për rreth 2 muaj në Spanjë. Kjo është edhe arsyeja që Policia nuk përjashton si një ndër pistat e saj edhe ndonjë konflikt të mundshëm të tij që mund të ketë nisur në këtë shtet, çka më pas bëri që ai të rikthehej në Shkodër.

Gjithsesi, kjo mbetet ende në kuadër dyshimi, pasi Policia nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që viktima e dy ditëve më parë të jetë përfshirë në ndonjë veprimtari kriminale në këtë shtet. Gjithashtu, burime nga grupi i hetimit konfirmuan një pistë të mundshme atë të larjes së hesapeve, por pa specifikuar më tej se për çfarë po dyshohej më konkretisht.

Për shkak se 30-vjeçari ka qenë punonjës në Polici, blutë e Shkodrës janë mjaft të rezervuar në dhënien e detajeve në lidhje me këtë ngjarje. Blutë nuk përjashtojnë as pistën se i riu është ekzekutuar bashkë me partneren për shkak të detyrës së tij. Policia është duke hetuar për të zbardhur se ku i kanë kaluar orët e fundit të jetës çifti i të rinjve.

LEXO EDHE:  Edi Rama takim kokë më kokë me Fatos Nanon në vilën qeveritare në Durrës

Dyshohet se autori i ka mbajtur në survejim ata edhe gjatë ditës, ndaj do të verifikohen të gjitha lëvizjet e së dielës, por edhe të ditëve më parë, pasi kamerat e sigurisë së subjekteve ku ata kanë qenë, mund të kenë fiksuar në ndonjë rrethanë të mundshme edhe autorin.

Policia nuk është ende në gjendje të konfirmojnë një pistë të saktë për motivin, por dyshimi është se autori ka qenë një vrasës me pagesë. Ai e ka organizuar me detaje krimin shumë ditë më parë, që tek vjedhja e makinës në Tiranë e deri te pritja në një orar të vonë, ku nuk mund të kishte as lëvizje dhe as dëshmitarë të tjerë.

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjykatësin të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili sipas relatorëve nuk kishte dekalrarur një dënim në Itali për vjedhje prej 40 ditësh burg si edhe një gjobë prej 100 mijë liretash.

Vetë Thanza nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërkohë që ky është gjyqtari i dytë i Gjykatës së Lartë që ditën e sotme shkarkohet nga detyra pas gjykatësit Tom Ndreca.

Vetë gjyqtari, gjatë përballjes së parë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale, duke thënë se e kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë.

Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar të gjitha verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza i cili do të hetohet për mosdeklarim të dënimit në formularin e dekriminalizimit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Durrës/ Shpërthen bombula e gazit, plagosen rëndë dy vëllezërit