Ballina Aktualitet Dhuna në kopësht, arrestohet edukatorja

Dhuna në kopësht, arrestohet edukatorja

Ditën e djeshme është arrestuar nga policia e komisariatit nr 2 në Tiranë me akuzën dhunë fizike ndaj të miturve shtetasja D.R 20 vjeç e cila ushtronte dhunë tek fëmijët e kopshtit “Nikolla Lena”

Kallëzimin penal e kanë bërë shtetaset M.L dhe J.B duke thënë se në datat 30.05.2017 dhe 31.05.2017 shtetasja D.R ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre në kopështin privat “Nikolla Lena”. Si provë materiale policia ka siguruar kamerat e sigurisë të kopshtit duke parë se ajo çka kallzueset kishin thënë ishte e vërtetë dhe duke i dërguar këto materiale në Gjykatën e Shkallës së Parë për veprën në fjalë.

Kopshtet vazhdojnë të mbeten një vatër jo e sigurtë dijeje në Shqipëri por po kthehen në një vatër dhune nga punonjës/e me nerva të lodhura dhe me kurse karateje.