Ballina Aktualitet Dhunoi bashkëjetuesen, shpallet në kërkim burri nga Tirana

Dhunoi bashkëjetuesen, shpallet në kërkim burri nga Tirana

Policia ka shpallur në kërkim një 55-vjeçari, i cili akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.K., i cili dyshohet se ka dhunuar 49-vjeçaren, me inicialet B.S.

Njoftimi i policisë
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.K., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases B.S., vjeçe 49, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook