Ballina Kronike Dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, arrestohet nga policia 41-vjeçari...

Dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, arrestohet nga policia 41-vjeçari (Emri)

Foto ilustruese

Policia e Dibrës ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.

Burime zyrtare nga Policia e Dibrës bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Durim Kica, banues në Peshkopi.

Njoftimi i Policisë
Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi: Durim Kica, 41 vjeç, banues në Peshkopi. Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Peshkopisë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish bashkëshortes së tij shtetases M.V, dhe vajzës së tij të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Dhunë në familje”, “Keqtrajtim i të miturve”, parashikuar nga nenet 130/a/4, dhe 124/b/1 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook