Ballina Kronike Dhunon sërish nënën 32-vjeçare, adoleshenti përfundon në pranga

Dhunon sërish nënën 32-vjeçare, adoleshenti përfundon në pranga

Një tjetër rast i dhunës në familje raportohet në vend këtë herë në qytetin e Korçës.

Policia ka arrestuar një adoleshent i cili ka dhunuar nënën e tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se është ndaluar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 17-vjeçari me inicialet P.V.

Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës me inicialet M.M., 32-vjeçe.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti se adoleshenti ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Por, jo vetëm që nuk ka shprehur pendesë, por ka përsëritur aktin e rëndë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook