Ballina Kronike Digjet banesa në Rrilë të Lezhës, vdes një person

Digjet banesa në Rrilë të Lezhës, vdes një person

Një zjarr ka rënë në një banesë në Rrilë të Lezhës, ku ka humbur jetën i moshuari 85-vjeçar.

Policia bashkë me zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe kanë nisur hetimin për të zbuluar shkaqet e zjarrit. 

Informacioni i Policisë:

Me datë 25.10.2017, ora 11:15 është marrë njoftim se në një banesë në Rrilë ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfiksja për menaxhimin e situates. Banesa e cila është përfshirë nga flakët është private 1- katëshe dhe brenda saj ishte shtetasi Gj.D. 85 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e djegies së dhomes ku ai qëndronte. Vazhdojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook