Ballina Kronike Digjet makina e kreut të policisë së burgut

Digjet makina e kreut të policisë së burgut

Eshtë djegur gjatë natës mes së hënës dhe së martës në Lushnjë makina e shefit të policisë së burgut të Rrogozhinës.

Lajmin bëhet i ditur nga autoritetet lokale, sipas të cilave makina e oficerit Besnik Kaptelli është përfshirë nga flakët rreth mesnatës, në lagjen “S. Libohova”.

Nuk dihen ende shkaqet, ndërkaq është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Kaptelli ka mbajtur postin e drejtuesit në disa institucione të shlyerjes së dënimit.