Ballina Kronike Digjet makina e një gruaje në Shkodër, dëshmia: E spërkatën me benzinë…

Digjet makina e një gruaje në Shkodër, dëshmia: E spërkatën me benzinë…

Përfshihet nga flakët makina e një gruaje, në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes të hënës dhe të martës.

Automjeti tip “Ford” me targa AA 368 RA në pronësi të shtetases më iniciale A. L., ishte i parkuar pranë banesës së të dëmtuarës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qemal Draçini”, ku dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

Mendohet se mjeti është lyer me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë zjarri.

Aktualisht e zonja e mjetit po merret në pyetje, për të zbuluar nëse ka ndonjë konflikt.

Sakaq hetuesit po bëjnë këqyrjen e kamerave të objekteve përreth, për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen.